
Vit i jashtëzakonshëm për karatenë kosovare
03 janar 2024
| 16:12
Kosova edhe një herë u tregua e suksesshme në sportet individuale. Krahas xhudos, e cila i ka bërë të zakonshme sukseset, një vit fantastik më 2023 e pati edhe karateja kosovare.
Karateistet më të mira të Kosovës u bënë bashkë për ta arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Budapest të Hungarisë.
Në fakt, Kosova e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë.
Në finale të repesazhit, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit.
Këtë sukses historik e arritën karateistet Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu e Albulena Gërvalla.