Vite më parë i dhuroi veshkën, Selena Gomez ka dy fjalë për mikeshen
Selena Gomez ka shprehur mirënjohjen ndaj mikeshës së saj më të mirë për dhurimin e veshkës. Shoqja e saj, Francia Raisa publikoi një fotografi nga spitali në vitin 2017, gjatë kohës kur i dhuroi veshkën këngëtares. Ajo apeloi për rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet e veshkave në Ditën Botërore të Veshkave.
“Nëse më keni ndjekur për një kohë, ju e dini që e kam mbajtur procesin e dhurimit të veshkave time mjaft private. Sidoqoftë, mendoj se kam arritur në një pikë në jetën time ku ndihem rehat dhe e sigurt duke folur për përvojën time dhe duke përdorur platformën time për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjet e ndryshme të veshkave që prekin popullatën tonë. ” u shpreh ndër të tjera Francia.
Selena ka shpërndarë postimin e saj, ndërsa ka shprehur dhe njëherë falenderimet për mbështetjen e dhënë. “Faleminderit që më bekove. Jam përgjithmonë mirënjohëse ndaj teje.”, ka shkruar Selena. Kujtojmë që Francia i dhuroi veshkën Selenës, pasi këngëtarja rrezikonte jetën nga sëmundja që vuante, lupusi. /abcnews.al