Viti 1993 në Srebrenicë: Mjeku ua dorëzon prindërve trupin e foshnjës së vdekur (video)

11 korrik 2022 | 14:49

Një video e vitit 1993 është rishpërndarë në rrjetet sociale me rastin e 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Në pamjet e publikuara shihet kur një mjek i OKB-së ia kumton lajmin e hidhur një prindi në Srebrenicë në vitin 1993, teksa i tregon se foshnja e tij ka ndërruar jetë.

“Foshnja ka vdekur! Srebrenicë, zonë e zigurt e mbrojtur nga OKB-ja, 1993. Mjekët e OKB-së ua kthejnë trupin e djalit të vdekur prindërve të tij”, ka shkruar në “Twitter” mediumi kroat që ka shpërndarë videon.

Sot janë bërë 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8 000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

https://twitter.com/IstragaB/status/1546131977698529281?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1546131977698529281%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fviti-1993-ne-srebrenice-mjeku-4ua-dorezon-prinderve-trupin-e-foshnjes-se-vdekur%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 100 qytetarë të Hanit të Elezit dyshohet se janë…