Viti 2020 i kobshëm për sportin, humbin jetën Bryanti dhe vajza e tij

31 dhjetor 2020 | 09:02

Viti 2020 nisi jo mirë për adhuruesit e sportit dhe me gjerë, pasi në fund të muajit janar ndërroi jetë ish-basketbollisti i njohur i Shteteve të Bashkuara, Kobe Bryant, pas përplasjes së helikopterit të tij privat me të cilin po udhëtonte në Kaliforni.

Bryant, 41 vjeç, dhe vajza e tij, Gianna, 13 vjeçe, ishin në mesin e nëntë njerëzve të vdekur nga kjo përplasje. Bryanti, pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit), ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare dhe konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit botëror. (Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fauci tha se ai “nuk ishte i befasuar”, duke shtuar…