Viti 2022, vit i sukseseve për Priping

18 dhjetor 2022 | 13:30

Klubi i Pingpongut Priping vitin 2022 e filloi me disa transfere të reja të cilat rezultuan të sukseshme për klubin, ku transferuam Yll Dragidella nga Klubi i Pingpongut Prishtina dhe Aulon Bivolaku nga KPP Vushtrria  e poashtu lojtarin nga Egjipti ?? Mahmoud Salama, i cili është angazhuar në sezonën e vjeshtore.

Objektivat e Priping për vitin 2022 ishin të masovizohet klubi me lojtarë të rinjë, të fitojmë Kupën e Kosovës dhe Superligën si dhe të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare e t’a promovojmë sportin e pingpongut sa më shumë.

Priping ka arritur t’i plotësoj objektivat e veta duke pasë parasysh që është rritur ? dukshëm numri i lojtarëve aktiv në klub, sidomos në gjeneratat e reja, kemi fituar Kupën e Kosovës ???, kemi aritur të shpallemi nënkampion të Superligës?, kemi shënuar 4 fitore nga 4 ndeshje në sezonin dimrorë në Ligën Unike Kosovë-Shqipëeri????, kemi zhvilluar ndeshje miqësore më klubin nga Selaniku??, kemi marr pjesë në kampin zhvillimorë në Londër ?? dhe kemi promovuar pingpongun përmes kauzave të ndryshme?

Klubi i Pingpongut Priping në 2022-tën ka pasur me dhjetra suksese e aktivitete të cilat po i listoj më poshtë:

? Kemi fituar titullin e Kupës së Kosovës ??? në afat rekord ku ende nuk i kemi bërë 3 vite që kemi themeluar klubin;

? Jemi shpallur nën-kampion ?të Superligës së Kosovës, ku kemi pasur pikë të barabarta me kampionin;

? Lojtari jonë Chris Doran ka rëmbyer vendin e parë në turneun Lidhja e Prizrenit??

? I riu Albeat Sadiku është shpallur kampion i Kosovës ???? për moshat U9

?Talentja Amra Gashi ka rëmbyer medalje në debutimin e saj për moshat U11 ?️

? Chris Doran kampion i turneut Dita e Flamurit ???

? Yll Dragidella ka rëmbyer vendin e tretë ?në turneun më prestigjioz të vitit TOP 8 për senior ?8️⃣??

?Aulon Bivolaku ka siguruar medaljen e bronzt ?në turneun individual të Kosovës për U21 ??

? Kemi organzu ?? Ditën Botërore të Pingpongut në bashkëpunim me ITTF Foundation, ku kishim dhjetra të pranishëm përfshi edhe diplomat nga ambasadat e huaja në Kosovë dhe shefja e zyres Kineze ?? në Prishtinë

? Gjatë verës kemi organizu turneun “Diaspora 2022” për mërgimtarët tonë;

? Kemi nënshkru marrëveshje bashkëpunimi ?me Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë  dhe si derviat i marrëveshjes kemi organizu turneun për personat e shurdhët, ku kishim pjesëmarrës nga 7 qendra të Kosovës, me mbi 30 lojtarë;

?Në bashkëpunim me 11 Points  kemi organizu turneun “Ping Pong Business Tournament” me 16 biznese, e mjetet e mbledhura janë dhuruar për KPP Prishtina – Femrat

?Kemi organizu seanca stervitore për fëmijët me Down Syndrome Kosova, të cilët u argëtuan me sportin e pingpongut, dhe treguam se pingpongu është sport për të gjithë ?

? Në muajin Tetor kemi organizu turneun tashmë tradicional “Pink Pong Breast Cancer Awarness Tournamnet” ?

?Me lojtarin/trajnerin Elvedin Collakoviq kemi mbajt takim te frytshëm me shefen e zyres Kineze në Prishtinë ???

? Me lojtarët e Priping kemi marr pjesë në turneun ndërkombetar Hercegnovi Open??, ku Chris Doran rembeu vendin e tretë ?

?Kemi nënshkru marrëveshje bashkëpunimi ? me Akademinë e Pingpongut eBaTT  me seli në Londër,?? udhëhequr nga eksperti i pingpongut Eli Baraty

?Kemi organizu 3️⃣ kampe me trajnerin Eli Baraty, e njera nga to ishte edhe për klubet tjera të Kosovës;

? Me Komuna e Prishtinës kemi organizu Festivalin Pranveror ku kemi promovu sportin e pingpongut ⚪?

? Në Selanik të Greqisë??, kemi zhvillu ndeshje miqësore me klubin AS Pera Thessaloniki

? Kemi organizu disa turne të brendshëm për lojtarët e klubit Priping ?

? Kemi menaxhu organizimin e disa ndeshjeve derbi të Superligës, ku kemi pasë për herë të parë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti  të ndjekë nga afër një lojë pingpongu se bashku me ministrin e sportit Hajrulla Çeku

? Jemi duke asistu në implementimin e projektit Table Tennis for ALL, i përkrahur nga Ambasada Amerikane dhe administruar nga KUSA, ku përfshin minotritet që jetojnë në Kosovë ??

? Kemi mbajt qindra orë ushtrime me lojtarë fillestar ?

? Kemi realizuar dhjetra intervista në emisione të ndryshme televizive ? dhe radio ?️vendore;

?Vizituam Akademinë e Pingpongut eBaTT në Londër, ku kemi mbajt një kamp intenziv një javor, të udhëhequr nga eksperti Eli Baraty, aktivitet i përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ?

?Ndihmuam Kosovo Olympic Committee në organizimin e Ditës Olimpike duke vendosur tavolina pingpongut në sheshin Zahir Pajaziti;

? Kremtuam Ditën Botërore të Fëmijëve se bashku me Komunën e Prishtinës ⚪?

? Dhuruam donacion modest për Care for Kosovo Kids, për fëmijët që trajtohen me kancer;

? Ju bashkuam iniciativës humanitare Mini-Maratona Humanitare “Vrapo Babadimër” ?‍? organizuar nga Jusuf Islami , ku mjetet e mbeldhura dhurohen per familjet ne nevoje dhe femijet qe trajtohe ne onkologji ?

Të gjitha këto organizime nuk do të realizoheshin pa angazhimin e lojtarëve Yll Dragidella, Elvedin Čolaković, Aulon Bivolaku, Chris Doran, Mahmoud Salamaa, En Gashi, Gentian Rizaj etj dhe pa përkrahjen e Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës, Rotary Club Prishtina Newborn dhe sponsorëve si EXFIS, AGS, Kivo, MKRS, Korporata Rugove etj ???

Falenderim të veçant për Njomzën ? që m’ka besu dhe m’ka përkrah vazhdimisht për krejt këto aktivitete, për familjën ? që nuk kanë mungu në asnjë nga krejt këto evente dhe shoqninë që m’kanë mbështetë në këtë rrugëtim ?

Me Priping do të vazhdojmë të promovojmë pingpongun dhe kauza të ndryshme përmes sportit tonë!

Klubi i pingpongut Priping në janar shënon 3️⃣ vjetorin e themelimit të klubit dhe për ne ky ende është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë ?️

Në vitin 2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣ syojmë të realizojmë projekte edhe më të mëdha, në bashkëpunim me ITTF Foundation dhe akterë të tjerë vendor e ndërkombëtar, poashtu do të garojmë në turne të ETTU-së ku do të bëhemi pjesë e garave ndërkombëtare në nivel klubesh ??

Në emër të klubit Priping ju uroj Vitin e Ri 2023, duke ju dëshiruar një vit të suksesshëm dhe vit me plotë aktivitete sportive ??‍♀️?⛹️???

Gëzuar 2023! ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa protestues kanë nisur të mblidhen të dielën afër pikëkalimit…