Viti: Dy të plagosur pas të shtënave me armë
18 korrik 2018
| 23:44
Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Komunën e Vitisë.
Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e rajonit të Gjilanit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Ekipet e hetuesisë dhe prokurori janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e rastit. Hashani ka bërë të ditur për “KlanKosova”, se në lidhje me këtë rast ende nuk ka të arrestuar.