Viti: E mitura raportoi se u dhunua seksualisht, ekzaminimi gjinekologjik tregon të kundërtën

07 nëntor 2021 | 12:12

Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar detaje për rastin e të miturës që është raportuar e zhdukur të enjten ( më 4 nëntor) dhe kur është gjetur të premten kishte thënë se ishte dhunuar seksualisht.

Sipas prokurorisë pas ekzaminimit gjinekologjik e mitura ka rezultuar që nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht.

“Pas paraqitjes së kësaj situate, me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjeko ligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

Më tutje është bërë me dije se pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprime tjera hetimore, prokuroria ndaj të njëjtit ia ka ndërprerë masën e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër penale

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother…