Viti i ri dhe televizori
Analisti politik Xhevdet Pozhari përmes llogarisë së vet në “Facebook, ka kujtuar kohën e mëhershme sesi është pritur ndërrimi i mot-moteve dhe përgjegjësia e më të voglit në familje për kujdesin e ndërrimit të atyre pak kanaleve që i bënin.
“Viti i ri njëfarë vakti. Tri – katër kanale. Më i vogli e luante rolin e telekomandës. Më i madhi e centirat’te antenën. Nëse shfaqej naj problem, kah një boks anash ose sipër”, ka shkruar Pozhari.
Publikimi i plotë:
Viti i ri njëfarë vakti. Tri – katër kanale. Më i vogli e luante rolin e telekomandës. Më i madhi e centirat’te antenën. Nëse shfaqej naj problem, kah një boks anash ose sipër.
Nanat e kishin një këshillë në kësi raste – kujdes tentenet!
Por, e kishte lezetin e vet. Dinim të kënaqemi me aq sa kishim.