Viti i ri shkollor, Haradinajn viziton shkollën “7 Marsi” në Suharekë
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Suharekës dhe ka biseduar me kryetarin Bali Muharremaj, të cilin e ka vlerësuar kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës.
“Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore ‘7 Marsi’, me ç’rast takuam personelin dhe nxënësit. Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin. Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.