‘Viti i Majmunit’ premierë në Festivalin e Moskës dhe Shkupit
‘Viti i Majmunit’ (Year of the Monkey) që ka në kastë edhe aktorët shqiptarë si Çun Lajçi e Refet Abazi ka hapur të enjten festivalin e Shkupit.
Ndërsa më 23 prill filmi do të jepet premierë ndërkombëtare në edicionin e 40 të Moscow International Film Festival, njëherësh festival i kategorisë ‘A’.
Filmi flet për shimpanzenë Coco që arratiset nga kopshti zoologjik në Shkup, nga robëria në liri, në të njëjtën kohë roja e kopshtit zoologjik “Coben” largohet nga puna për arsye të krizës ekonomike si dhe nga reputacioni i tij si rreng-anarkist.
Mirëpo ai merr një premtim nga drejtori i tij, se nëse mund të gjej të arratisurin dhe ta sjell në kopsht, atëherë ai mund t’i kthehet punës së mëparshme. ‘Viti i Majmunit’ me skenar dhe regji nga Vladimir Blazevski është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Kosovës, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) dhe me bashkëproducent Agon Uka.