Viti i Ri, një i plagosur e gjashtë të lënduar
01 janar 2018
| 12:08
Një person nga Shtimja është plagosur nga plumbi qorr si pasojë e festimeve të Vitit të Ri.
Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kanë kërkuar ndihmë gjithsej gjashtë raste deri tani.
Dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe kanë përfunduar me amputim duarsh, si pasojë e lëndimit nga mjetet piroteknike, ndërsa katër raste të tjera janë paraqitur me lëndime të lehta si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.