Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut shtyhet për tetor
26 gusht 2020
| 19:01
Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë më 1 shtator, siç është paralajmëruar më herët, por me një muaj vonesë, më 1 tetor. Kështu ka bërë me dije i emëruari për kryeministër i këtij vendi, Zoran Zaev.
“Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi duhet të nisë më 1 tetor. Vendimi do të merret në seancën e parë të qeverisë, në të cilën do të miratohen edhe ndryshimet ligjore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Zaevi gjatë dorëzimit në Kuvend të përbërjes së re të qeverisë, e cila, siç bëhet me dije, do të votohet deri në fund të javës