Vitia: Buxheti për shëndetësi është trefishuar, pjesa më e madhe e tij i kushtohet Onkologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se buxheti i kësaj ministrie për vitin 2025 është trefishuar.
Ai ka thënë se shumica e buxhetit për shëndetësi është për Klinikën e Onkologjisë, ku do futen terapi kryesisht për kancer të gjirit dhe melanomë.
“Nga viti 2021, tashmë është trefishuar buxheti i barnave esenciale, dhe për vitin 2025 ky buxhet është rritur edhe për 20 për qind, ku pjesa më e madhe e këtij buxheti është për pjesën e Klinikës Onkologjike, ku do të futen terapi, sidomos në raport me kancerin e gjirit dhe melanomën, por jo vetëm”.
“Thash të ju njoftoj se është një shifër mbi 5 milionë euro, të cilat do të përfshihen edhe në zgjerimin e indikacioneve të barnave ekzistuese por edhe në futjen e barnave të reja në këtë listë të re esenciale për vitin 2025”, ka thënë ministri Vitia.