Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen 70 për qind e qytetarëve
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është shprehur se aktualisht në dispozicion janë edhe 400 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, dhe se deri në fund të vitit 2021 pritet të arrijnë nga kjo kontratë edhe 500 mijë të tjera.
Derisa ka listuar disa nga punët qe janë bërë në aspektin legjislativ ministri i Shëndetësisë, ka thënë se deri në fund të vitit do të vaksinohen deri në 70 për qind të qytetarëve.
Më tutje, Vitia ka thënë se sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues kur e ka marr mandatin gjendja ka qenë mjaftë e keqe, por që sipas tij tani gjendja është më e mirë pasi janë siguruar për 90 për qind material shpenzues dhe 40 për qind edhe barna nga lista esenciale, përfshirë numër të konsiderueshëm të insulinave por edhe ka kontraktuar vaksinat e gripit sezonal.