Vitia dhe Abbott flasin për menaxhimin e Covid-19 në Kosovë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovës, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë sa i përket koronavirusit.
Fillimisht, ambasadori Abbott ka përgëzoi ministrin Vitia për punën e bërë nga ministria që ai drejton dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me koronavirusin dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përfshirje në këto masa edhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb.
Ambasadori britanik ka theksuar nevojën e bashkëpunimit, duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me Covid-19 në Kosovë.
Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, e ka informuar diplomatin britanik lidhur me masat e ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.
Gjithashtu, Vitia ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, si dhe për gatishmërinë për të shtuar angazhimet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës së Kosovës pa dallim.