Vitia dhe ambasadori i Japonisë flasin për bashkëpunim
I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaëar, sot ka takuar Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në këtë takim, ata kanë shprehur shqetësimin për situatën pandemike me Covid-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.
“Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore. Ministri Vitia falënderoj Ambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete. Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19” është thënë në njoftimin e ministrisë.