Vitia dhe Ramadani pranojnë 10 mijë vaksinat nga Kroacia
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, kanë pritur në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq për të pranuar 10 mijë vaksina si donacion nga shteti i Kroacisë.
Sipas MSh-së, kjo ndihmë simbolike nga shteti kroat forcon ende më shumë bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e popullit kroat në përballje me Covid-19.
Në këtë vizitë, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministri Vitia, ka theksuar mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik.
Më tutje, ai ka informuar ambasadoren kroate rreth Planit kombëtar të vaksinimit, ku së shpejti do të fillohet me vaksinimin në masë dhe të gjitha përgatitjet sipas tij janë duke shkuar sipas planit.
Ndërsa ambasadorja Danijela Barishiq, ka theksuar se “është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar Covid-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm”.