Vitia: Do të ndërtojmë qendër grumbullimi të produkteve bujqësore në vlerë 2 milionë euro

01 nëntor 2021 | 15:39

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar këtë të hënë fshatrat Bardhosh, Bërnicë dhe Sinidoll.

Nga atje, Vitia ka thënë se do ta ndërtojë një qendër grumbullimi të produkteve bujqësore në vlerë 2 milionë euro sepse, sipas tij këto fshatra kanë potencial të madh të zhvillimit bujqësor, ku edhe premtoi se do t’i dyfishojnë subvencionet në bujqësi dhe do të sigurojnë qasje në treg për produktet.

“Komuna e Prishtinës do të ndërtojë një qendër grumbullimi të produkteve bujqësore me vlerë 2 milion euro”.

“Do të ndërtohen tregje të vogla në disa lagje të qytetit ku bujqit mund të plasojnë produktet e tyre”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se në këto tri fshatra do të bëhet zgjerimi i rrjetit të ujitjes, do të jenë të barabarta në infrastrukturë me qytetin dhe në fshatin Bardhosh, do të ndërtohet edhe një çerdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është therur me thikë në afërsi të gjimnazit…