Vitia: Dy barna po japin efekte ndaj koronavirusit, shpresoj t’i kemi së shpejti
19 mars 2020
| 16:02
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se dy barna kanë rezultuar të kenë pasur sukses në trajtimin e të prekurve me koronavirus.
“Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se ‘Remdesivir’ dhe ‘Piravir’ janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve”.
“Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia në një konferencë për medie.