Vitia: Dy vdekjet e fundit në Deçan nuk kanë lidhje me helmimet

13 korrik 2021 | 13:45

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se dy vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit në Deçan nuk kanë lidhje me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.

Pas vizitës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e komunës dhe drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi kanë hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta vizitojë komunën…