Vitia e Rama diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit

26 maj 2023 | 18:49

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin kanë diskutuar për avancimin e sistemit të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve.

Ministri Vitia e njoftoi Ramën se në kuadër të realizimit të objektivave, është rritur edhe buxheti për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor (KPSH), duke shtuar edhe pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

“Shëndeti i qytetarëve është qëllimi ynë kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve. Buxheti më i madh që është ndarë sivjet nga Qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi midis institucioneve të nivelit qendror dhe atij komunal për realizimin e objektivave”, ka theksuar ministri Vitia.

Ndërsa, Rama e falënderoi ministrin Vitia për përkrahjen dhe bashkëpunimin, ndërsa diskutuan veçanërisht për Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Gjithashtu biseduan për shërbimet ambulatore specialisitke të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ndau gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për nënat dhe fëmijët”.

 

Zyra për Komunikim me Publikun

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas…