Vitia, Haxhiut: Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është ulur
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se trendi i largimit të profesionistëve shëndetësor është në rritje.
I pari i shëndetësisë, në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se pretendimet e deputetit të PDK-së nuk janë të vërteta.
Sipas tij, ky trend është në rënie.
“Deputeti Haxhiu tha disa të pavërteta dhe më duhet t’i tregoj se me gjysmë informacione dhe të pasakta me ardhur me vjell vrerë këtu nuk është korrekte. Në shtatë vitet e fundit, hera e parë sivjet që trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është ulur. Shikoni shifrat dhe s’ka nevojë të flasë sepse këto shifra i ka edhe deputeti Haxhiu dhe del thotë të pavërteta. Ulja e numrit të ikjes së mjekëve vjen për shkak të rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës”, ka thënë Vitia.
Haxhiu i PDK-së: 3 860 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova dhe sektori publik