Vitia: Iftaret s’do të jenë si herëve tjera, por kush më mirë se besimtari e di vlerën e sakrificës

24 prill 2020 | 00:34

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se besimtarët e dinë më së miri çështjen e sakrificës, andaj sipas tij,  duhet të sakrifikojnë duke mos u mbledhur për iftare.

Ky është mesazhi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, për muajin e Ramazanit:

Sonte është syfyri i parë i muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Të gjithë besimtarëve të vendit tim, shqiptarëve myslimanë e atyre në të gjithë botën, u qoftë i mbarë e i lehtë!

U bëfshim të devotshëm si ju,

Të sakrificës si ju!

Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve.

Mbes besimplotë se në këtë muaj, kujdesi juaj do të jetë edhe më i madh që mos të na shtohen rastet e të sëmurëve asesi.

Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj!.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur…