Vitia: Kemi 18 asamblistë, jemi subjekti më i madh në asamble në Prishtinë

23 tetor 2021 | 17:22

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se pas rezultateve të marra, tashmë lista e kësaj partie ka dalë si më e votuara në kryeqytet.

Ai tha se gjithsej 18 kandidatë të VV-së në Prishtinë kanë arritur që ta fitojnë një vend në Asamble Komunale, duke u bërë kështu si subjekti më i madh në Kuvendin Komunal në Prishtinë.

“Në një takim të përzemërt falënderova secilin për vetëdijen dhe standardin e lartë të vendosur në këtë garë dhe përkushtimin e tyre për shpalosjen e programit tonë në terren”, ka shkruar Vitia në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Prishtina do të jetë në balotazh mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra ka…