Vitia kërkon votat e deputetëve për përfshirjen në Kushtetutë të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
05 tetor 2023
| 11:20
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë prezantimit të propozim-amendamentin Kushtetues nr. 27, ka kërkuar të përkrahet nga të gjitha partitë në Kuvend.
Sipas tij, qeveria vitin e kaluar e ka shpallë vit të personave me aftësi të kufizuara.
Vitia ka thënë se amendamenti kërkon përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.
“Vitin 2022 e shpallëm vit të respektimit të personave me aftësi të kufizuara. Amendamenti për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Vitia.