Vitia lavdëron tri komuna për menaxhimin e vaksinimit, mësoni cilat janë ato
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi të gjithë kryetarët e komunave për bashkëpunim, por me theks të veçantë specifikoi Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Deçanin për punën e mirë që po e bëjnë në vaksinim.
Sipas kreut të QKMF-së së Obiliqit, Haki Jashari, ky vlerësim erdhi për shkak se një ditë para deklarimit të ministrit Vitia, një komision i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik inspektoi qendrat e vaksinimit.
Për Jasharin fjalët e ministrit ishin me vend.
Teksa për përgjegjësen e qendrës së vaksinimit në Fushë Kosovë, Fitnete Simnica, puna për përgatitjen e fushatës së imunizimit dhe bashkëpunimi me ministrinë dhe IKSHPK-në ka bërë që të ketë lëvdata nga Vitia në Kuvend.
Megjithatë, këto qendra të vaksinimit do të donin të kryejnë më shumë vaksinime se sa tani.
Ndërkaq, këto tri komuna nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje pasi me Fushë Kosovën qeveris Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa me Deçanin dhe Obiliqin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.