Vitia: Mbi 1.2 milion euro, investim rrënjësor pas 20 vitesh në Urologji
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se ka nisur puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vitia ka thënë se mbi 1.2 milion euro, janë duke u investuar pas 20 vitesh në këtë klinikë.
“Mbi 1.2 milionë euro – investim rrënjësor pas 20 vitesh në Klinikën e Urologjisë
Nisi puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në QKUK. Ky investim do të mundësojë: Kushte spitalore optimale për pritjen dhe trajtimin e pacientëve, dhoma të pacientëve të rinovuara, hapësira të duhura për procedura dhe shërbime mjekësore, sportele të riorganizuara e korridore të rinovuara, transformimin e kushteve të punës për stafin dhe salla operative të optimalizuara – (përshirë zhvendosjen në lokacion tjetër të ESWL (aparatit për thyerje të gurëve dhe cistoskopisë). Vijojmë transformimin Klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.