Vitia: Mostrat e ujit do të dërgohen për analiza jashtë vendit
14 korrik 2021
| 15:57
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se mostra e ujit të “Hidrodrinit” do të dërgohen për analiza jashtë vendit.
Në mbledhje të Qeverisë, Vitia ka deklaruar se janë bërë edhe analiza shtesë në disa pacientë të cilat prapë kanë dalë negative.
“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosajn, dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogël”, ka thënë Vitia.