Vitia nderoi veprën e profesionistëve shëndetësorë para Obeliskut në QKUK

16 shkurt 2023 | 14:27

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nderuar veprën e profesionisteve shëndetësor para obeliskut në përkujtim të sakrificës dhe kontributit të tyre ndër dekada.

Ministria Vitia ka theksuar se pandemia Covid-19 ishte veç një prej sakrificave të stafit shëndetësor për të shpëtuar jetë që rrezikoheshin nga një armik i padukshëm.

“Por, me të njëjtin zell dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata vepruan ndër dekada, pavarësisht represionit të dikurshëm që përfshinë periudha tragjike për vendin tonë. Puna dhe shëmbëlltyra e tyre është inspirim për brezat e rinj në rrugën që duhet të ndjekim në të ardhmen. Profesionistët shëndetësor ndër vite vendosën bazat dhe themelet jo vetëm të sistemit të shëndetësisë, por edhe të atdhedashurisë”, ka thënë Vitia.

Në këtë ngjarje, ministri Vitia ka deklaruar se mbetet obligim i ynë moral dhe profesional që me punë të dëshmojmë respektin ndaj tyre.

Sipas tij, kjo arrihet duke punuar bashkërisht për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve dhe investimeve për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh të qartë…