Nga dita e enjte 16 orë lëvizje pa kufizime, hapen edhe objektet fetare

25 maj 2020 | 17:55

Faza e tretë e lehtësimit të masave do të nisë më herët se që ishte menduar.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në një konferencë për media, se nga dita e enjte qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00.

Po ashtu, ai ka thënë se nga kjo e enjte do të hapen edhe objektet fetare, si xhamitë e kishat.

“Ky është një sukses i përbashkët”, ka deklaruar Vitia në konferencën për media, ku ishin të pranishëm edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thotë…