Vitia: Nga mesnata në secilën komunë hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes

12 prill 2020 | 19:34

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia, ka deklaruar se aktualisht Kosova ka një situatë të kontrolluar sa i përket Covid-19. Por sipas tij, një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me humbje të mëdha të jetëve.
Ai ka deklaruar se në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë marrë vendim për vazhdimin e kufizimit të lëvizjes në vend.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të të infektuarve dhe IKSHPK ka sjell rekomandimet me kërkesën për masa më rigoroze”, u shpreh Vitia.

“Prej sonte në mesnatë për secilën komunë hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes”, tha ai.

Sipas tij, në ditët në vijim do të jepen detaje lidhur me kufizimin e lëvizjes.

“Nga sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Masat tjera do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, u shpreh ai.

Ai tha se Kosova po hyn në javët kur pritet që Covid-19 të shënojë pikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media…