Vitia njofton për shërbimin e ri stomatologjia publike me “Sedacionin inhalator (N2/02)”
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se këtë vit po realizohet edhe një shërbim i ri – stomatologjia publike me “Sedacionin inhalator (N2/02)”.
Vitia ka thënë se për herë të parë ky shërbim stomatologjik pediatrik, do të funksionalizohet në vendin tonë.
“Sedacioni inhalator” tek pacienti nuk shkakton analgjezion të plotë, por me të lehtësohet përballja me trajtimin; reduktohet frika dhe ankthi gjatë trajtimit; rrit pragun e ngacmueshmërisë së dhimbjes; minimizohen lëvizjet e padëshirushme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik; përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi i pacientit me mjekun.
“Fillimit të shërbimit me ‘sedacion inhalator’ i parapriu hartimi i ‘Udhërrëfyesit Klinik’ i punuar nga ekspertët tanë. Tani Qendra Klinike Stomatologjike Universitare u pajisë me aparaturën e veçantë për këtë shërbim. Shërbimet stomatologjike dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kemi prioritet. Së shpejti me risi jashtëzakonisht të dobishme nga kjo qendër”, ka thënë Vitia.