Vitia: Para tre vjetëve patëm njoftuar për dy rastet e para të koronavirusit në Kosovë

13 mars 2023 | 21:27

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se sot, para tre vitesh IKSHPK-ja ka njoftuar për dy rastet e para me Koronavirus në Kosovë.

“Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të coronavirusit në Kosovë”, ka shkruar Ministri Vitia.

Njoftimi i plotë i tij:

Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të coronavirusit në Kosovë.

Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike.

Në sytë dhe mendjet e të gjithëve  janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore.

Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët.

U jemi falenderues përjetë personelit  shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion.

Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19.

Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra  jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…