Vitia: Për ata që nuk hyjnë në karantinë, do të merren masa
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën ka marrë disa vendime për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar masat parandaluese që do të merren në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi, shkruan Reporteri.net
Ndër të tjera ministri Vitia, njofton se moszbatimi i masave parandaluese është i dënueshëm sipas ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
“Në rast se persona të caktuar nuk mund te vetëkarantinohen, rekomandohet të hyjnë në karantina të përbashkëta të caktuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.”, ka thënë ai.
Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.