Vitia: Po i përgatitim 1 000 shtretër

27 mars 2020 | 09:03

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë duke u përgatitur t’i kenë mbi 1 000 shtretër. Ai tregoi se aktualisht kemi 86 të identifikuar e që pothuajse të gjithë janë nga kontaktet që kanë pasur. Ai shtoi se Klinika Infektive ka 126 shtretër të kompletuar.

“Do të bëhen gati shumë shpejt mbi 500 shtretër vetëm në Prishtinë, por edhe spitalet private dhe regjionale. Jemi duke u përgatitur të kemi mbi 1 000 shtretër, edhe pse shpresojmë mos të kemi nevojë për ta”, tha ai.

Ministri Vitia tha se sot në orën 15:00 do të flasin me ministrat e linjës që të shikojnë si t’i mënjanojnë kolonat e gjata që po ndodhin gjatë kohës sa lejohet qarkullimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi mund të jetë përhapur në Europë që në muajin…