Vitia pranon letër falënderimi nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë

05 prill 2020 | 15:30

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar letër falënderuese nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këtë letër e ka publikuar Vitia, në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka treguar që është përgëzuar për profesionalizëm gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

“Këto janë falënderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë. Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijesim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur”, ka shkruar Vitia.

Kjo është deklarata e plotë e Ambasadës së ShBA-së:

Ne i përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar rritjen e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të situatës së pandemisë, puna nga shtëpia është…