Vitia raporton sot para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Vitia para deputetëve , duke filluar nga ora 10:00 do të raportojë lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19.
Shkak i rritjes së numrit të të vdekurve dhe numrit të rasteve pozitive, në fund të gushtit institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masat antiCOVID-19 në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e variantit Delta. Masat u vendosen fillimisht për dy javë e më pas ato me pak ndryshime u vazhduan edhe për dy javë të tjera për të qenë në fuqi deri më 26 shtator.
Vetëm gjatë ditës së martë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) raportoi për 7 raste të vdekjes dhe 173 raste pozitive me coronavirus.
Ndërkohë, që në Kosovë ka filluar edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, për çka kërkohet që të respektohen gjitha masat që mbrojnë nga infektimi i COVID-19.