Vitia: Rastet me Covid po rriten, arma e vetme është vaksinimi
30 korrik 2021
| 13:33
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët e vendit që të mos hezitojnë, por të vaksinohen, pasi rastet me Covid-19 kanë filluar të rriten.
“Nga të dhënat e IKShPK-së ka rritje të numrit të rasteve. Duhet të përdorim instrumente për të parandaluar përhapjen e virusit. Arma jonë e vetme tani është vaksinimi”, ka thënë ministri Vitia.
Ai ka shtuar se sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën që duan të marrin, atëherë nuk ka arsye për t’u mos u vaksinuar.
“Hezitimet për t’u mos u vaksinuar do ta përkeqësojë situatën”, ka thënë Vitia.