Vitia: Së shpejti do të nisim me ligjin e ri për sigurime shëndetësore

02 shkurt 2024 | 13:59

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar të premten në Komisionin për Shëndetësi. Para anëtarëve të komisionit, Vitia përmendi disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023.

Ai ka thënë se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ku përmendi edhe Klinikën e Radiologjisë. “Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, ka deklaruar ai.

Ministri Vitia tha se kanë bërë investime edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Gjithashtu, ai tha që së shpejti do të nisin edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësorë.“Ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektorat ligji për barna janë në finalizim”, potencoi ai.

Ministri Vitia ka theksuar se gjatë vitit 2024 synojnë që sa më shumë të përmirësohet cilësia e shërbimeve në spitale.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka prezantuar të premten disa…