Vitia: Së shpejti fertilizimi in-vitro në institucionet publike

02 tetor 2024 | 15:06

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar përditësimin e ri të listës së produkteve mjekësore, ku janë futur edhe produktet e nevojshme për procedurën e feritilizimit in-vitro.

Ai ka bërë me dije se së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore.

Sipas Vitisë, për këto produkte qytetarët kanë shpenzuar nga 1000-1500 euro në sektorin privat, derisa ka thënë se së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.

“Një falënderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për angazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore. Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ia ka kushtuar të mërkurën…