Vitia: S’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, masat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik
12 mars 2020
| 15:52
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se deri më tani Kosova ende nuk është prekur nga koronavirusi.
“Lajmi i mirë është që deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me Covid-19”, ka thënë Vitia në një konferencë për medie.
Ai ka deklaruar se ndërmerrja e masave që nga dita e djeshme kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Ai gjithashtu ka theksuar se tashmë u kanë dërguar qarkoren informative të gjitha institucioneve shëndetësore, publike dhe private, që ka për qëllim mbrojtjen e stafit dhe sigurimin e pacientëve.