Vitia sot takohet me kryetarët e komunave, kërkohet lehtësim i masave për të vaksinuarit

10 shtator 2021 | 10:29

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me lehtësimin e masave për personat të cilët tashmë janë vaksinuar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, sot do të takohemi me ministrin Vitia. Ajo se çfarë do të kërkojmë nga ministri është që të ketë një lehtësim të masave për personat që janë vaksinuar kundër virusit korona”, është shprehur Ibrahimi.

Kujtojmë se takim me ministrin Vitia ka paralajmëruar edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës për të diskutuar në lidhje me masat e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simpatizantë të Sali Berishës, të mbledhur në hyrjen kryesore të…