Vitia takohet me ambasadorin italian, flasin për bashkëpunimin në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në shëndetësi përmes vazhdimit të projekteve mbështetëse, duke u bazuar në nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ministri Vitia e ka falënderuar përmes ambasadorit Orlando shtetin e Italisë për projektet e deritanishme të realizuara në shëndetësinë e Kosovës.
Po ashtu, në këtë takim bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën që të gjitha projektet e ardhshme të koordinohen, në mënyrë që investimet të jenë efektive dhe të ndikojnë në ngritjen e kompetencës profesionale për profesionistët shëndetësor në Kosovë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime korrekte shëndetësore, cilësore e të sigurta.