Vitia takohet me drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore, bisedojnë për pandeminë
02 qershor 2021
| 16:06
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka takuar të mërkurën drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder dhe Massimiliano Paolucci, menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.
Van Gelder, ka shprehur përkushtimin e misionit të Bankës Botërore që të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet, që për qëllim kanë përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në Kosovë.