Vitia takohet me përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

01 shtator 2023 | 13:53

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi dhe Ali Gashi.

Temë diskutimi ishte qëllimi i rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, teksa Vitia ka thënë se odat e profesionistëve shëndetësorë janë shtylla e sistemit shëndetësor.

“Temë kryesore e këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, si dhe hartimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimore. Bashkëpunimi ynë siguron rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Qëllimet tona janë të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe thellimi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm”, ka njoftuar MSh-ja në “Facebook”.

Sipas MSh-së, kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi, ka prezantuar para ministrit Vitia planet dhe objektivat e punës së tyre.

Po ashtu, në këtë takim është vlerësuar domosdoshmëria urgjente e hartimit të dokumenteve strategjike, ndërsa të pranishmit janë dakorduar që të themelohen grupet punuese të përbashkëta për hartimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ligën e Evropës është hedhur shorti i cili përfshiu…