Vitia takon drejtuesit e institucioneve shëndetësore, diskutojnë për masat emergjente

16 mars 2020 | 14:55

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot një takim me drejtues të institucioneve shëndetësore dhe përfaqësues të organizatave të komunitetit mjekësor.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në terren pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana e Qeverisë së Kosovës, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në takim janë dhënë disa rekomandime nga ana e profesionistëve shëndetësorë, të cilat më pas janë klasifikuar se si duhet proceduar në situatë emergjente në mënyrë që të institucionet të jenë më efikase në zbatim të Planit të veprimit.

Me qëllim të koordinimit në këtë takim është diskutuar edhe për hierarkinë e strukturave vendimmarrëse si dhe riorganizimin dhe sistematizimin e punonjësve shëndetësorë në përputhje me situatën e krijuar dhe nevojat emergjente.

Ministri Vitia, ka njoftuar përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave shëndetësore me një varg masash të cilat tashmë janë ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë pasi që ato janë aprovuar paraprakisht nga Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Emergjentë lidhur me virusin Covid-19.

“Në këtë takim është propozuar që të këtë lehtësime për stafin mjekësor më të moshuar; të inkuadrohen vullnetarët që kanë shprehur gatishmërinë, organizimi i ekipeve mobile për vizita të qytetarëve që kanë shenja të dyshimit në COVID-19, furnizimi me materiale mbrojtëse i zonave ku janë ndaluar hyrje-daljet, etj. Këto dhe masat e tjera të dakorduara njëzëri në këtë takim i cili do të koordinohet si një trup i vetëm në mbrojtje të shëndetit të popullatës, do të publikohen pasi që ato të aprovohen nga Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, pjesë e të cilit janë të gjitha institucionet relevante. Ndërsa, më pas do t’i adresohen Komisionit të veçantë të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes përhapjes në rritje të koronavirusit të ri, "Forbes" ka…