Vitia takon kryetaren e FSSHK-së, së shpejti fillon dialogu social për kontratën kolektive
05 prill 2023
| 12:53
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së. Në këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.
Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që FSSHK-ja i paraqiti gjatë takimit.
Ministri Vitia ka thënë se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.