Vitia: Nga e hëna qytetarët do të lëvizin nga tri orë në ditë, në dy orare
30 prill 2020
| 15:57
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për medie ka folur rreth masave të reja për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai ka bërë me dije se nga e hëna (4 maj, 2020) do të zgjerohet koha e lirimit të lëvizjes së qytetarëve, nga 90 minuta në ditë, në tre orë dhe atë në dy orare (para dhe pas dite).
Po ashtu, ai ka thënë se nga e hëna do të nisë hapja graduale e ekonomisë.