Vitia thotë se shëndetësisë publike së shpejti do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj

11 qershor 2024 | 15:07

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se së shpejti shëndetësisë publike do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj.

“Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike. Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK-ja për punonjës të rinj. 200 infermierë të profileve të ndryshme si: Infermierë të përgjithshëm, mami, teknik radiologjie, teknik farmacie, laborantë mjekësor, fizioterapeutë, 20 punëtorë mbështetës administrativ dhe 8 ndihmës. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë!”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se…