Vitia tregon nëse do të ketë ndryshim të masave kundër Covidit

29 mars 2021 | 13:41

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se janë duke e bërë një vlerësim të përgjithshëm të  situatës epidemiologjike në vend.

Vitia ka thënë se këtë vlerësim janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe sipas tij për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat.

Vitia në takimin virtual me kryetarët e komunave, ka kërkuar që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi.

“Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai po ashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat”, ka njoftuar Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka…